Sport

Champions League/ Liverpool-Real Madrid fillon me vonesë, zbulohet arsyeja

28 Maj 2022, 20:23 Nga DOSJA

Champions League/ Liverpool-Real Madrid fillon me vonesë, zbulohet arsyeja

PARIS- Takimi mes Liverpool dhe Real Madrid do të fillojë 15 minuta me vonesë, shkak është se ka tifozë që ndodhen jashtë stadiumit.

Arsyeja? Nuk janë futur të gjithë tifozët në stadium, për shkak të problemeve dhe kaosit në hyrje, një përqindje e konsiderueshme e anglezëve kanë mbetur jashtë, ndaj dhe autoritetet janë detyruar të marrin këtë vendim, deri sa të futen të gjithë. Gjithashtu është shtyrë dhe ceremonia hapëse prej 5 minutash, e cila do të startojë në orën 21:10.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll