Sport

Një trajner kampion për Kukësin, klubi nuk humbet kohë; prezantimi të hënën

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Diego Longon, klubi i Kukësit ka gjetur menjëherë trajnerin e ri dhe ai është Skënder Gega

28 Maj 2022, 19:23 Nga DOSJA

Një trajner kampion për Kukësin, klubi nuk humbet kohë;

KUKËS- Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Diego Longon, klubi i Kukësit ka gjetur menjëherë trajnerin e ri dhe ai është Skënder Gega. Ish-trajneri i Skënderbeut sezonin e fundit do të marrë drejtimin e “verilindorëve” për sezonin e ardhshëm, mes palëve marrëveshja është arritur, ndërsa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i klubit. Trajneri do të prezantohet nga klubi ditën e hënë në stadiumin “Kukës Arena”.

Gega ka qenë në krye të Kukësit edhe në 2020-ën, duke bërë kështu një rikthim te verilindorët. Eksperienca e tij e fundit në kampionatin shqiptar, ishte gjatë këtij sezoni kur mori për pak javë drejtimin e Skënderbeut.

POSTIMI I KLUBIT

“WELCOME BACK SKËNDER GEGA

“FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.

Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë”, shkruhej në njoftimin e verilindorëve.

E.Ç (Dosja.al)

1148462

Sondazh

Poll