Sport

Historia e pabesueshme! Anulohen fluturimet, tifozët e Liverpool gjejnë zgjidhje; shkojnë në Francë me gomone

Tifozët e Liverpool janë gati të bëjnë çdo lloj çmendurie për të parë skuadrën e tyre të zemrës, sidomos kur bëhet fjalë për një finale të Champions League

28 Maj 2022, 20:02 Nga DOSJA

Historia e pabesueshme! Anulohen fluturimet, tifozët e Liverpool

MONACO- Tifozët e Liverpool janë gati të bëjnë çdo lloj çmendurie për të parë skuadrën e tyre të zemrës, sidomos kur bëhet fjalë për një finale të Champions League.

Ata kishin planifikuar që të shkonin në Francë me avion, por udhëtimi i tyre është anuluar në orët e para të mëngjesit dhe ekzistonte rreziku real që të mos udhëtonin drejt kryeqytetit francez.

Disa tifozë kanë udhëtuar me gomone në drejtim të Francës, pasi fluturimi i tyre ishte anuluar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale ata dëgjohen duke thënë: “Nuk do ecësh kurrë vetëm.”Grupi i tifozëve ka përshkuar ngushticën e La Mans me një gomone, për të mbërritur në Francë.

E.Ç (Dosja.al)

5720

Sondazh

Poll