Sport

Edhe pak orë dhe “Big”-ët zbresin në fushë, finalja e Champion League gati të nisë…

Në orën 21:00, në “Stade de France” vendoset fati i eventit më të madh të futbollit europian. Dy pretendentë dhe vetëm një fitues: Njëri spanjoll, Real Madridi, tjetri anglez, Liverpool.

28 Maj 2022, 15:59 Nga DOSJA
Edhe pak orë dhe “Big”-ët zbresin në fushë,

FRANCE - Dita ka ardhur! Sot, e shtunë 28 maj, në orën 21:00, në “Stade de France” vendoset Champion League. Dy pretendentë dhe vetëm një kampion. Njëri spanjoll, Real Madrid, tjetri anglez, Liverpool. Kanë mbetur vetëm pak orë që topi të rrokulliset në finalen e madhe të Champion League. Skuadrat me rekordin më të mirë në kompeticionin më të lartë europian për klube në kontest të rekordeve historikë.

“Stade de France”, në Saint-Denis të Parisit, do të presë finalen e Champions League, ku e gjithë bota e sportit do të paralizohet për të ndjekur Liverpool-Real Madrid. 81.338 spektatorë edhe pse do të ketë vetëm 75.000 vende të zëna dhe 52.000 bileta për tifozët (nga 20.000 për Real Madrid dhe Liverpool, 12.000 tifozë të UEFA-s dhe 23.000 për angazhimet e UEFA-s.

Gjyqtari i ndeshjes do të jetë francezi Clément Turpin. Ai është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010 dhe do të gjykojë për herë të parë një finale të Champion League, pasi ka qenë gjyqtari i katërt në finalen e 2018-ës, e luajtur gjithashtu mes Real Madridit dhe Liverpool-it. Atij do t'i bashkohen Nicolas Danos dhe Cyril Gringore si asistentë, Benoît Bastien si gjyqtar i katërt, Jérôme Brisard në VAR dhe Willy Delajod, Massimiliano Irrati dhe Filippo Meli si ndihmës të VAR.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll