Sport

'Milani pa Maldinin, si Roma pa Tottin', Florenzi: "Chiellini është Ibra i kombëtares!”

Anësori kampion i Italisë me Milanin, në kuadër të ndeshjes kundër Argjentinës: "Do të jetë një emocion të rikthehem në Wembley"

28 Maj 2022, 15:34 Nga DOSJA
'Milani pa Maldinin, si Roma pa Tottin', Florenzi: "Chiellini

ITALI - “Chiellini është Ibrahimovic i kombëtares”. Kështu deklaroi Alessandro Florenzi nga Coverciano, ku kombëtarja e Mancinit përgatit finalen e madhe kundër Argjentinës, të mërkurën në “Wembley” dhe katër ndeshje të Nations League (kundër Gjermanisë, më 4 qershor në Bolonjë; të Hungarisë, më 7 qershor në Cesena; Anglia, 11 qershor në Wolverhampton dhe Gjermanisë përsëri, 14 qershor në Monchenglabach). 

“Giorgio kryeson në fushë, Zlatan jashtë, ata janë të ndryshëm në disa gjëra, por të ngjashëm në karizëm, - vazhdoi mbrojtësi kampion i Europës me kombëtaren dhe i Italisë me Milanin. - Me lamtumirën, Giorgio na lë një legjendë të futbollit italian, do të na mungojnë shumë fjalimet e tij, buzëqeshjet e tij, qetësia që transmetonte. Ne do të duhet t'i bëjmë atij haraçin e duhur të mërkurën e ardhshme, duke fituar kundër Argjentinës."

Një moment historik për vitet e kombëtares, si Maldini për Milanin, edhe nëse e ardhmja e tij nuk është ende e qartë: “Këtë vit e takova Maldinin, ai ka vlera të mëdha dhe me Massara krijuan bazën për të fituar, duke shkuar përtej. Janë njerëz të rëndësishëm që mund të vazhdojnë të bëjnë mirë, Milani pa Maldinin është paksa si Roma pa Tottin dhe De Rossin".

“Kthimi në ‘Wembley’ do të jetë një emocion i veçantë, - tha ai më pas, duke folur për finalen e 1 qershorit në Londër kundër Argjentinës, mbajtëse e Kupës së Amerikës. - Ne kthehemi si kampionë të Europës, por edhe me zhgënjimin e mungesës së Kupës së Botës. Fitorja e korrikut mbetet e pashlyeshme”. 

Më në fund një shaka për të ardhmen: "Vullneti tani është të shkoj me pushime, vetëm kaq. Maldini nuk e di se çfarë do të bëjë nga tani deri më 30 qershor, e lëre më nëse e di unë. Tani dua të bëj mirë me kombëtaren, pastaj do të ketë pushime dhe pastaj do të jetë ajo që do të jetë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll