Sport

Kukësi e mbyll me Longon, italiani ka disa fjalë për klubin dhe lojtarët (FOTO)

Diego Longo nuk do të jetë trajneri i Kukësit për sezonin e ardhshëm

28 Maj 2022, 16:01 Nga DOSJA

Kukësi e mbyll me Longon, italiani ka disa fjalë për klubin dhe

KUKËS- Diego Longo nuk do të jetë trajneri i Kukësit për sezonin e ardhshëm. Italiani dhe klubi i verilindorëve kanë mbyllur bashkëpunimin.Në një postim në rrjetet sociale klubi i Kukësit falenderon Longon dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e bërë dhe u uron suksese në vazhdim.

Ish-trajneri i Kukësit Diego Longo ka reaguar pak minuta pas zyrtarizmit të largimit të tij nga Kukësi. Trajneri ka komunikuar vendimin nëpërmjet një statusi në “Facebook” ku ka falënderuar lojtarët dhe stafin si dhe i ka uruar më të mirën klubit.

“Komunikoj se kam vendosur në dakortësi me Kukësin të ndërpresim eksperiencën së bashku.Falënderoj lojtarët dhe stafin për këtë vit fantastik dhe aventurat e shumta të kaluara së bashku, i uroj më të mirën klubit në Shqipëri dhe në Ligën e Konferencës.” Ka shkruar Longo.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll