Sport

Ferrari 'fluturon' në rrugët e Montecarlos, Leclerc në pole, Sainz i dyti; zhgënjen Mercedes

28 Maj 2022, 19:33 Nga DOSJA

Ferrari 'fluturon' në rrugët e Montecarlos, Leclerc në

MONACO- Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh të Montecarlos. Piloti i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë me 1:11:376'.

Një performancë mjaft të mirë bëri edhe piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, që do të niset i dyti, ndërsa menjëherë pas dy makinave të kuqe, do të startojnë ato të Red Bull, me Sergio Perez që vendosi kohën e tretë më të mirë dhe Max Verstappen, i katërti.

Mercedes nuk po kalon një moment të mirë. George Russell do e nisë garën në vendin e 6-të, ndërsa Hamilton i teti. Çmimi i Madh i Monacos do të startojë nesër në orën 15:00.

Ferrari 'fluturon' në rrugët e Montecarlos, Leclerc në

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll