Sport

Ngatërrohet policia franceze, autobusi i Liverpool ngec në trafik, shkon 20 minuta me vonesë në stadium

28 Maj 2022, 20:23 Nga DOSJA

Ngatërrohet policia franceze, autobusi i Liverpool ngec në trafik,

PARIS- Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes finale të Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid.Atmosfera në kryeqytetin e Francës sot ishte fantastike dhe të gjithë mezi presin fillimin e ndeshjes. Por edhe këtë herë nuk mund të ishte pa probleme.

Përkatësisht, skuadra e Liverpool ka arritur në stadiumin e Parisit vetëm pesë minuta më parë dhe ka qenë 20 minuta me vonesë në krahasim me Real Madrid.Mediat franceze raportuan se arsyeja kryesore e vonesës ishte një turmë e madhe pranë stadiumit në itinerarin e bërë nga autobusi i Liverpool, por gjithsesi duket qartë se ka qenë një gabim i madh i policisë franceze.

Për shumë nuk është e qartë se si mund ta kishin lejuar autobusin të ngecë në trafik, edhe pse prej kohësh dihej se cila rrugë do të merrte drejt stadiumit.Por lojtarët e Liverpool kanë ende më shumë se një orë për t'u përgatitur për ndeshjen.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll