Sport

Presidenti Demi futbollistëve: “Verini gishtin kokës, sezonin e ardhshëm dua trofe!”

Fillimisht kreu i klubit të kuq, ka konfirmuar trajnerin Dritan Mehmeti dhe më pas ka mbyllur llogaritë financiare, duke shlyer pagat e fundit të futbollistëve dhe stafeve. Bëhet fjalë për 3 muaj, por të kuqtë janë habitur kur…

28 Maj 2022, 19:55 Nga DOSJA
Presidenti Demi futbollistëve: “Verini gishtin kokës, sezonin e

TIRANE - Partizani me atë ecuri fantastike në fazën e 4-t, arriti objektivin minimal, por parësor për klubin e famshëm shqiptar. Bileta europiane në Conference League do të jetë misioni i radhës për të kuqtë e kryeqytetit, që sikundër Tirana e Laçi (në pritje bileta e 4-t) do të duhet të nisin shpejt me përgatitjet për të nisur aventurat e tyre kontinentale.

Në fakt ky sukses, nuk ka kaluar pa u 'duartrokitur' nga presidenti Gazmend Demi, i cili i kishte vënë si objektiv skuadrës së tij arritjen e një bilete europiane si justifikim për investimin sezonal.

Fillimisht kreu i klubit të kuq, ka konfirmuar trajnerin Dritan Mehmeti dhe më pas ka mbyllur llogaritë financiare, duke shlyer pagat e fundit të futbollistëve dhe stafeve. Bëhet fjalë për 3 muaj, por të gjithë të kuqtë janë habitur, kur në llogaritë e tyre bankare kanë gjetur edhe një muaj tjetër avancë.

“Verini gishtin më mirë kokës”, - mësohet t’u ketë thënë futbollistëve presidenti Demi, i cili ka deklaruar se do të jetë më i pranishëm pranë Partizanit, që sezonin e ardhshëm duhet të luftojë patjetër për trofe.

Burime pranë klubit Partizani kanë treguar për “Dosja.al”, se skuadra e kuqe e kryeqytetit, krahas përgatitjeve, do të punojë edhe për forcimin e grupit, duke bërë një merkato, e cila 80% do të bazohet në tregun e futbollit shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll