Sport

Verë e nxehtë për Milanin, 13 emra për merkaton; Gabriel Jesus goditja e madhe

Fondi RedBird pritet të jetë aksioneri i ri i shumicës së Milanit, merkato e kuqezinjve do të fillojë menjëherë pasi të jenë adresuar çështjet e rinovimeve të Maldinit dhe Massara-s

28 Maj 2022, 16:17 Nga DOSJA

Verë e nxehtë për Milanin, 13 emra për merkaton; Gabriel

MILANO- Fondi RedBird pritet të jetë aksioneri i ri i shumicës së Milanit, merkato e kuqezinjve do të fillojë menjëherë pasi të jenë adresuar çështjet e rinovimeve të Maldinit dhe Massara-s. Kuqezinjtë do të humbasin 5 lojtarë, Kessie dhe Romagnoli do të largohen me parametra zero,Bakayoko do të rikthehet te Chelsea, Castillejo është në merkato, dhe në fund do të vlerësohet nëse klubi do të blejë kartonin e Messias.

Pra, çfarë i duhet Milanit? Sigurisht që me largimin e Romagnolit një qendërmbrojtës, por në mesfushë Kessie do të duhet të zëvendësohet, megjithatë, duke pasur parasysh gjithashtu se Pobega do të kthehet nga huazimi nga Torino dhe mund të qëndrojë dhe se Adli mund të zbarkojë përfundimisht nga Bordeaux.

Për momentin janë 13 emra të nxehtë në axhendën e drejtuesve të kuqezinjve. Për mbrojtjen Botman është drejt përfundimit për Bremer është një derbi me Interin, por pa e hedhur poshtë pistën të Casales që zhvilloi një sezon pozitiv me Veronën. Në mesfushë, Renato Sanches nga Lille dhe Asllani i Empolit janë emrat më të përfolur, por ëndra më e madhe mbetet Asensio për sulmin e krahut të djathtë.

Në qendër është Origi, ndërsa Scammaca dhe Arnautovic po vlerësohen me kujdes, ndërsa goditja e madhe pritet të jetë Gabriel Jesus nga Manchester City

E.Ç (Dosja.al)

773605

Sondazh

Poll