Sport

VD-Kujtoi se pyetja i'u bë në shqip, reagimi i Mourinhos shkakton të qeshura në konferencën për shtyp

24 Maj 2022, 19:51 Nga DOSJA
VD-Kujtoi se pyetja i'u bë në shqip, reagimi i Mourinhos shkakton
Mourinho

TIRANË- Trajneri i Romës, Jose Mourinho pak minuta më parë mbajti një konferencë për mediat një ditë para finales me Feynordin.

Gjatë konferencë ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku në një moment reagimi i tij shkaktoi të qeshura në sallë dhe te vetë ai.

Ai dëgjoi pyetjen e gazetarit dhe më pas hoqi kufjet ku nisi të përgjigjej në italisht duke menduar se pyetja i ishte drejtuar në shqip. Më pas ju tha se pyetja ishte në anglisht.

"A në anglisht, kujtova se fole shqip"-tha Mourinho duke shkaktuar të qeshura në sallë.

 

Kujtojmë se nesër në orën 21:00 Roma do të përballet me Feyenoordin në “Air Albania” në finalen e Conference League.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll