Sport

Conference League/ Sinisterra, sulmuesi i frikshëm i Feyenoordit që do të shihni në Tiranë (Video)

Ai është lojtari më vendimtar për ekipin e tij në të gjithë kompeticionin dhe me përqindjen më të mirë të suksesit në driblim.

24 Maj 2022, 17:04 Nga DOSJA
Conference League/ Sinisterra, sulmuesi i frikshëm i Feyenoordit që do

HOLANDE - Nesër, në orën 21:00, do të luhet finalja e edicionit të parë të Conference League në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Dy skuadra historike, që nuk po jetojnë vitet e tyre më të mira, si Roma dhe Feyenoord, do të luftojnë për të ngritur trofeun që i akrediton si kampionë të kompeticionit të tretë të UEFA-s. 

Për ta arritur këtë, Roma ka përvojën e trajnerit të tyre José Mourinho, ndërsa te Feyenoord bie në sy loja e sulmuesit kolumbian Luis Sinisterra. Në moshën 22-vjeçare, ai ka luajtur sezonin e tij të katërt dhe më të mirë me ekipin holandez. Kështu tregojnë shifrat. 

Ai ka trefishuar rekordet e tij të shënimit te Feyenoord. Nga 7 golat e shënuar në 2019/20, këtë sezon ai ka festuar gjithsej 23 gola. Për sa i përket asistimeve, edhe ky aspekt është trefishuar, duke shkuar nga 5 në sezonin 19/20 në 15 deri më tani këtë sezon.

Pavarësisht paraqitjes së tij të shkëlqyer në kampionatin holandez, në kompeticionin e tretë të UEFA-s, ai po tregon rekordet e tij më të mirë. Sulmuesi kolumbian ka 11 gola dhe 7 asistime, duke ka marrë pjesë direkt në 18 gola nga 28 që ka në total, pra ka bashkëpunuar në 65% të golave ​​të shënuar sipas FBREF. Ai shënon një gol ose një asistim mesatar për çdo ndeshje që luan.

Për të kuptuar më mirë rëndësinë e Sinisterrës te Feyenoord, krahasojeni atë me lojtarët më vendimtarë në kompeticion, bashkëlojtarin e tij Dessers, apo romanistët Tammy Abraham dhe Nicolo Zaniolo. Nga të gjithë lojtarët, si nga Roma ashtu edhe nga Feyenoord, Sinisterra është më vendimtari.

Kolumbiani i kalon këta katër futbollistë në numrin e golave ​​që shënon ekipi i tij me të në fushë. Kjo statistikë merr parasysh, përveç golave ​​dhe asistimeve, edhe veprimet sulmuese në të cilat ata marrin pjesë, qoftë në fillim apo gjatë lojës dhe përfundojnë me gol. Me Sinisterrën në fushë, Feyenoord ka shënuar 24 gola në Conference League, katër më shumë se me Dessers, tre më shumë se Tammy Abraham dhe nëntë më shumë se Zaniolo te Roma.

Nëse Feyenoord nesër do të mundte Romën, do të bëhej i vetmi klub në histori që ka fituar kurorën e trefishtë europiane: Champions League, Europa League dhe Conferenca League… Në këtë të fundit, padyshim Sinisterra është vendimtari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll