Sport

Takim 5 orësh mes Inzaghit dhe Zhang, planifikohet merkato e Interit; nga Bremer te Asllani...

Nuk do të jetë një verë si viti i kaluar, qëndrueshmëria e llogarive mbetet thelbësore. Marotta gjithashtu e përsëriti këtë, por skuadra do të forcohet

24 Maj 2022, 19:32 Nga DOSJA

Takim 5 orësh mes Inzaghit dhe Zhang, planifikohet merkato e Interit; nga

ITALI-Nuk do të jetë një verë si viti i kaluar, qëndrueshmëria e llogarive mbetet thelbësore. Marotta gjithashtu e përsëriti këtë, por skuadra do të forcohet. Simone Inzaghi, trajneri i Interit është konfirmuar dhe u takua me presidentin e klubit Steven Zhang, në një takim që zgjati 5 orë për të biseduar për merkaton e klubit. Tekniku do të rinovojë deri në 2024 (me opsion për vitin 2025 ) duke rritur pagën deri në 5.5 milionë në sezon.

Në frontin e largimeve janë Vidal, Ranocchia, Kolarov, Vecino, Radu dhe Sanchez. Marotta dhe Ausilio kanë disa lojtarë të rinj që mund të shiten si Pinamonti dhe Satriano për shembull. Objektivat e klubit janë Bremer dhe Asllani, Torreira dhe Dybala (Argjentinasi është në pritje të ndonjë oferte) dhe Mkhytarian, dy të fundit do të largohen me parametra zero.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll