Sport

‘La Gazzetta’: Tirana e blinduar për Romë-Feyenoord: priten pesëdhjetë mijë tifozë

Shumë do të mbërrijnë në Shqipëri pa biletë. Ka një plan për menaxhimin e rendit publik, në pritje të pjesëve më të nxehta të publikut

24 Maj 2022, 15:45 Nga DOSJA
‘La Gazzetta’: Tirana e blinduar për Romë-Feyenoord:

ITALI - Nën një diell të nxehtë, Tirana futet në atmosferën të finales së Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord. Në pritje të mbërritjes së dy skuadrave, të cilat do të zbarkojnë pasdite, kryeqyteti shqiptar pret tifozët me dhe pa bileta, shkruan gazzeta e famshme italiane “La Gazzetta dello Sport”. 

Priten pesëdhjetë mijë persona, nga të cilët më pak se gjysma janë në posedim të biletës së çmuar. Dikush shpreson ta gjejë atë në qytet, praktikisht e pamundur, pasi hyn në stadium vetëm përmes smartphone dhe aplikacionit UEFA, dikush tjetër thotë se do ta shohë ndeshjen në ekranin e madh, sepse e rëndësishme është të jesh atje. 

Sido që të jetë, në Tiranë mund të thithësh ajrin e ngjarjes madhështore edhe nëse qysh në mbërritjen në aeroport, duket qartë se qyteti nuk është mësuar me një trafik të tillë njerëzish.

Për momentin situata është nën kontroll: në aeroport ka burra dhe gra të UEFA-s dhe oficerë të sigurisë së dy klubeve, si dhe shumë policë që monitorojnë në mënyrë diskrete mbërritjet. Në qytet gjithçka i referohet finales dhe policia, përfshirë italianët dhe holandezët, shëtit nëpër qendër, pasi atmosfera është e qetë. 

Alarmi është për mbrëmjen e sotme, veçanërisht në Durrës, ku dyshohet për infiltrim të mbështetësve të tjerë dhe nesër në mëngjes, kur mbërrijnë skajet më të nxehta të tifos. Kontrollet edhe në qendër do të jenë më intensive, si në zonën e tifozëve, ashtu edhe në rrugët fqinje. Këshilla është e njëjtë për të gjithë: shmangni bredhjet vetëm, sidomos në mbrëmje dhe shijoni atmosferën.

Edhe për shkak të afërsisë me Italinë, pjesërisht sepse të gjithë e njohin Tottin dhe Mourinhon dhe pjesërisht sepse aty është idhulli Marash Kumbulla, pjesa dërrmuese e tifozëve shqiptarë do të mbështesin nesër Romën. Nuk është rastësi që në rrugët e Tiranës dëgjohet shpesh në italisht: “Forza Roma”. Feyenoord, nga ky këndvështrim, sigurisht që e nis në disavantazh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll