Sport

'Stadiumi është i mrekullueshëm', Mourinho në konferencë; Shqiptarët janë me Romën

24 Maj 2022, 18:08 Nga DOSJA

'Stadiumi është i mrekullueshëm', Mourinho në

TIRANË- Trajneri i Romës Jose Mourinho ka folur në prag të finales së Conference League përballë Feyenoord.

STADIUMI I VOGËL- Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz.Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj.

KUMBULLA- Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz.

NDESHJA- Është normale, pasi është një finale dhe deri nesër në mbrëmje, unë mendoj vetëm për këtë ndeshje. Unë jam kështu dhe kështu funksionoj. Natyrisht që përvoja ime ndihmon, por në fund të fundit janë lojtarët ata që zbresin në fushë. Unë e ndjej këtë finale, si finalen time të parë.

E.Ç (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll