Sport

"E di si luan Roma", trajneri i Feyeenord e ka recetën si mundet Mourinho; Do luajmë me...

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, në konferencën për shtypin 24 orë para finales, tha se e njeh shumë mirë lojën e Romës

24 Maj 2022, 19:59 Nga DOSJA
"E di si luan Roma", trajneri i Feyeenord e ka recetën si mundet
Arne Slot

TIRANË-Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, në konferencën për shtypin 24 orë para finales, tha se e njeh shumë mirë lojën e Romës. Për të si trajner, do të ishte e mrekullueshme nëse ngre lart kupën.

NDESHJA- Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Por edhe Roma do të mundohet të na ndalë. Me shumë mundësi do të përdorin shumë topin e gjatë. Do të jetë interesante të shohim se si lojtarët tanë do të reagojnë në një finale.

ATMOSFERA- Djemtë e menaxhuan veten. Ata duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo detyrimisht si trysni. Por nuk duhet të heqësh plotësisht trysninë. Megjithatë, për fat të mirë ata nuk kanë treguar një sjellje të ndryshme nga ajo që kanë treguar gjatë gjithë vitit.

ROMA DHE MOURINHO-Kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht trajneri mund të bëjë ndryshime të vogla, por do të çuditesha shumë nëse do të përballeshim me diçka që do të na befasonte plotësisht.Mourinho ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Përtej portugezit, mund të thuash shumë pak emra trajnerësh të cilët kanë lënë firmën e tyre në një skuadër dhe e kanë kombinuar këtë me fitoren e trofeve. Kjo është diçka jashtëzakonisht e këndshme.

TROFE- Është e qartë që në karrierën time si futbollist nuk kam arritur në këto maja. Por i kam fituar dy ndeshje për titullin kampion. Është e këndshme që të shkosh në finale edhe si trajner, por është sidomos e këndshme të fitosh

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll