Sport

Tirana i uron mirëseardhjen Jose Mourinhos, pankarta në sheshin Nënë Tereza:"Mirë se erdhe në Romën e vogël”

24 Maj 2022, 17:52 Nga DOSJA

Tirana i uron mirëseardhjen Jose Mourinhos, pankarta në sheshin

TIRANË- Mirëpritje e ngrohtë për Mourinhon dhe Romën. Tirana është gati të përshëndesë skuadrën verdhekuqe dhe trajnerin e saj me një pankartë të madhe të vendosur në sheshin Nënë Tereza, pranë stadiumit 'Air Albania' ku do të luhet finalja mes Romës dhe Feyenoord.

Kur trajneri do të dalë në konferencën për shtyp pasditen e sotme, brenda stadiumit, do të shohë pankartën e vendosur në godinën e Universitetit të Tiranës. Një poster me muralin ikonë nga artisti i rrugës Herry Grebb me portugezin me një Vespa. “Mirë se erdhe në Romën e vogël mister” shkruhej në pankartën e madhe.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll