Sport

VIDEO/ Roma prek për herë të parë fushën e 'Air Albania-s'; reagimi i Kumbullës dhe Mourinhos

Djemtë e Jose Mourinhos kanë zbritur në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.

24 Maj 2022, 18:57 Nga DOSJA

VIDEO/ Roma prek për herë të parë fushën e 'Air

TIRANË-Djemtë e Jose Mourinhos kanë zbritur në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar. Mes tyre edhe Marash Kumbulla, i cili shpreson të luajë nga minuta e parë. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërine e Stephan El Shaarawy.

Ndërkohë që lojtarët e ekipit verdhekuq ishin ndarë në grupime të vogla dhe po bisedonin qetësisht mes tyre, Tammy Abraham shëtiti nëpër fushë, madje bëri provat e tij edhe te dy traversat e portave.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll