Sport

VD/ Alejandra Ayala del nga koma, një lajm i mirë për jetën e boksieres meksikane

Ajo do të vazhdojë rikuperimin e saj shëndetësor në Spitalin Universitar Queen Elizabeth në Glasgow

24 Maj 2022, 16:28 Nga DOSJA
VD/ Alejandra Ayala del nga koma, një lajm i mirë për jetën

SKOCI - Alejandra Ayala, boksierja meksikane, mori një lajm shumë të mirë, pasi në koma, ajo tashmë ka dalë dhe është në një gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet pas meçit që pati kundër skocezes Hannah Rankin, për titullin e kampiones së botës.

Sipas kompanisë organizatore të ndeshjes, ‘Fight Academy’, Ayala (alias "Fénix"), 33 vjeç, rifitoi vetëdijen, pasi u zgjua nga një koma e induktuar në Spitalin Universitar Queen Elizabeth në Glasgow, për shkak të lëndimeve të rënda gjatë luftës së saj për titullin botëror të Shoqatës  Botërore të Boksit (WBA).

Në raundin e dhjetë të luftës së tyre, Ayala pësoi një sërë goditjesh të forta në fytyrë, duke i detyruar gjyqtarët përfundonin ndeshjen me ‘KO’ dhe dhe dhënë fitoren kundërshtares së saj Rankin. Boksierja meksikane u shtrua me urgjencë në spitalin e Queen Elizabeth të qytetit skocez me një hematomë subdurale.

Fituesja e ndeshjes, Rankin reagoi përmes rrjeteve të saj sociale tregoi "një falenderim të madh" për ekipin mjekësor "të klasit botëror", si dhe ekipin e saj "për mbështetjen në këto ditë të vështira" për të duke u lutur për shërimin e kundërshtares së saj Alejandra Ayala.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll