Sport

Conference League/ Mourinho në kërkim të një heroi te Roma, për ta mitizuar më tej legjendën e tij

Portugezi ka qenë në tetë finale si trajner dhe në disa prej tyre, një lojtar i skuadrës së tij ka spikatur dhe ka qenë vendimtar në ato ndeshje. Cili do të jetë kësaj here për verdhkuqtë?

24 Maj 2022, 17:35 Nga DOSJA

Conference League/ Mourinho në kërkim të një heroi te Roma,

ITALI - "Nëse fitoj katër kompeticionet europiane me katër klube të ndryshme, nuk do ta harroj kurrë të parën, që ishte Kupa e Kupave të Europës (1996-97), si ndihmës trajner i të ndjerit dhe të madh Bobby Robson në Barcelonë. Sa herë që ulesha pranë tij në pankinë, ndjehesha shumë krenar”. 

Këto janë fjalët e José Mourinhos në faqen zyrtare të UEFA-s në një intervistë që shërben si prelud i finales së Conference League, që do të luhet këtë të mërkurë në Tiranë, ndërmjet Romës dhe Feyenoord. Trajneri veteran portugez është një hap larg fitimit të një titulli të ri në një karrierë të suksesshme legjendare, të ndërtuar nga lojtarë heroikë që e kanë ndihmuar të konsolidojë mitin.

Sipas parashikimeve të Betfair, skuadra italiane është favorite dhe kuotohet me 2.30 për ta fituar ndeshjen në 90 minuta, ndërsa fitorja holandeze kuotohet me 3. Përtej rezultatit të përgjithshëm, ajo që bie në sy është besimi i kompanive të basteve te Tammy Abraham, kandidati numër një për t'iu bashkuar asaj kaste heronjsh, që mbështesin karrierën e Mourinhos.

Sipas parashikimeve të ‘Betfair’, Abrahami nëse shënon në kohën e rregullt të finales kuotohet me 2.40, duke u dalluar shumë nga pjesa tjetër e lojtarëve. Në mungesë të një goli në finalen e Conference League, sulmuesi britanik do ta mbyllë sezonin e tij të parë në Romë me 27 gola në 51 ndeshje, duke marrë pjesë direkt në një gol çdo 127 minuta. 

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, do të presë finalen e Conference League, e cila do të jetë finalja e tetë europiane e Mourinhos (pa llogaritur atë që ai ishte asistent te Barcelona), pas dy finaleve të Champions League, me Porton dhe Interin; dy të Europa League, me Porton dhe Manchester United; dhe tre Superkupa Europiane. 

Nuk do të ishte e paarsyeshme të mendohej, se nuk do të ketë një hero edhe në finalen e Conference League, nëse hedhim një vështrim prapa në historinë e skuadrave të Mourinhos që kanë fituar tituj europianë.

Në vitin 2010 ishte Diego Milito, ai që me dy gola i dha Interit, Champions League, pasi mposhti Bayern Munich 2-0 në Madrid. Në vitin 2003, Derlei me dy gola ishte kyç në fitoren 2-3 ndaj Portos së Mourinhos kundër Celtic në finalen e Kupës UEFA. 

Dhe, për shembull, me Mourinhon si asistent, Barcelona fitoi Kupën e Kupave të Europës së vitit 1997 kundër PSG-së në Roterdam me një gol vendimtar të Ronaldo Nazario. Këta janë heronjtë tij. Tani 'Special One' po kërkon një tjetër, për ta zgjeruar listën te madhe të fituesve.

Conference League/ Mourinho në kërkim të një heroi te Roma,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll