Bota

Rrëzohet një helikopter “Apache” në Greqi, nuk ka të lënduar

Dy pilotët Apache që ishin nisur nga baza e Forcave Ajrore të Ushtrisë në Stefanovikeio, Magnezi, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

24 Maj 2022, 14:02 Nga DOSJA

Rrëzohet një helikopter “Apache” në Greqi, nuk ka

GREQI- Dy pilotë janë ulur në plazhin Giannitsi në Evia (Greqi) pasi fluturimi ishte i pamundur për shkak të një problemi teknik të motorit të helikopterit sulmues Apache të Forcave Ajrore të Ushtrisë.

Sipas Protot thema, helikopteri ishte nisur për në Kos ku do të merrte pjesë në një stërvitje ushtarake por rreth orën 12 të drekës I është dashur të ndalopjnë helikopterin në pikën më të afërt pasi motori kishte pësuar një dëmtim.

Sipas informacioneve, helikopteri sulmues nuk është dëmtuar nga ulja në plazh. Dy pilotët Apache që ishin nisur nga baza e Forcave Ajrore të Ushtrisë në Stefanovikeio, Magnezi, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë po priten teknikët e Forcave Ajrore të Ushtrisë në Plazhin Giannitsi për të vlerësuar shkallën e dëmtimit të motorit Apache dhe për të kryer punën e nevojshme për riparimin e problemit dhe ringritjen e helikopterit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll