Bota

Të burgosurit tallen me Roula Pispirigou: Mano dashuria ime, hajde më merr nga këtu...

Ndonëse është e izoluar në qeli dhe e vetme në oborr, ajo nuk ka mundur t'u shmanget dot talljeve dhe provokimeve nga të arrestuarat e tjera.

24 Maj 2022, 13:24 Nga DOSJA
Të burgosurit tallen me Roula Pispirigou: Mano dashuria ime, hajde më
Roula Pispirigou

GREQI- Roula Pispirigou e cila është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare, Georgina, ndodhet në burgun e Korydallos. Sipas informacioneve, ndonëse është e izoluar në qeli dhe e vetme në oborr, ajo nuk ka mundur t'u shmanget dot talljeve dhe provokimeve nga të arrestuarat e tjera.

Sipas Proto Thema, Pispirigou është tallur nga gratë e tjera në burgun e Korydallos kur i kanë përmendur Manon ndërkohë ajo ka reaguar duke bërtitur dhe gjuajtur hekurat.

“Të arrestuarit e tallnin dhe bërtisnin, Mano dashuria ime, hajde më merr nga këtu” -ka thënë një e arrestuar. Një e arrestuar tjetër ka thënë se herën e parë që e ka parë atë ajo dukej e qetë sikur nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

 “Hera e parë që e pashë, ajo dukej e qetë dhe pa shprehje sikur nuk e kishte kuptuar se për çfarë akuzohej dhe seriozitetin e situatës. Ajo ka urdhër për të qenë nën mbrojtjen e eprorëve, ka një ndarje me të akuzuarit e tjerë”-tha ajo.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se një ditë parukjerja është detyruar t’I shkunte në qeli pasi parukerija ndodhej  në zonën ku ndodheshin të arrestuarat e tjera.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll