Bota

Presidentja e Komisionit Evropian: Ukraina i përket familjes evropiane

Ajo theskoi se ndërsa Rusia ishte përpjekur të ushtronte presion mbi vendet evropiane duke shkurtuar furnizimet me energji dhe gaz.

24 Maj 2022, 12:09 Nga DOSJA

Presidentja e Komisionit Evropian: Ukraina i përket familjes evropiane

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i’u kërkoi liderëve që të "sigurojnë me vendosmëri Ukrainën në ndjekjen e rrugës së saj evropiane".

"Ukraina i përket familjes evropiane. Ukrainasit kanë qëndruar në këmbë përballë dhunës brutale. Ata kanë qëndruar për lirinë e tyre, por edhe për vlerat tona dhe për njerëzimin. Ne qëndrojmë me ta dhe mendoj se ky është një moment përcaktues për të gjitha demokracitë në të gjithë globin,” tha Von der Leyen,

Sipas Sky News,Von der Leyen, tha se lufta po dërgonte "valë tronditëse në të gjithë botën".

Ajo theskoi se ndërsa Rusia ishte përpjekur të ushtronte presion mbi vendet evropiane duke shkurtuar furnizimet me energji dhe gaz, kjo vetëm kishte "forcuar vendosmërinë e Evropës".

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll