Bota

Një grua sulmohet seksualisht nga fqinji i saj në Greqi

Gruaja ka treguar momentin kur 69-vjeçari i ka ardhur nga mbrapa dhe ka filluar ta përqafonte dhe ta puthte me forcë.

24 Maj 2022, 13:50 Nga DOSJA
Një grua sulmohet seksualisht nga fqinji i saj në Greqi
Foto ilustruese

GREQI- Një grua 49-vjeçare ka denoncuar fqinjin e saj pasi ka tentuar ta pordhunonte. Ajo ka treguar se ishte në kopshtin e saj ndërkohë që fqinji i është afruar dhe ka tentuar ti griste rrobat në sy të mbesës së saj të mitur.

Sipas Proto Themas, gruaja në Spata, Greqi ka ngritur padi kundër 69-vjeçarit. Gruaja ka treguar momentin kur 69-vjeçari i ka ardhur nga mbrapa dhe ka filluar ta përqafonte dhe ta puthte me forcë.

Në të njëjtën kohë, ai i ka thënë “Do të të gris rrobat”, duke i përshkruar saktësisht se çfarë donte t’i bënte. Gruaja në gjendje shoku e ka goditiur dhe ka mundur t’i shpëtonte më pas ka shkuare në Sigurimin e Spatës-Artemis dhe ka denoncuar ngjarjen.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll