Bota

Rishfaqja e infeksioneve, pas hepatitit akut dhe lisë së majmunëve në Greqi është evidentuar një rast me lebrozë

Një 65-vjeçare po trajtohet me lebrozë ose siç njihet ndryshe sëundja Hanson në Spitalin Universitar të Patrës, në Rio. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një rast të veçar ndërsa gruaja po trajtohet e izoluar në Klinikën Dermatologjike të Spitalit për të mos pasur përhapje.

24 Maj 2022, 13:36 Nga DOSJA
Rishfaqja e infeksioneve, pas hepatitit akut dhe lisë së
foto ilustruese

GREQI- Pas shqetësimeve të përhapjes së hepatitit akut dhe lisë së majmunit, tashmë një tjetër sëmundje virale është evidentuar madje fare pranë vendit tonë.

Sipas Protothemës, një 65-vjeçare po trajtohet me lebrozë ose siç njihet ndryshe sëundja Hanson në Spitalin Universitar të Patrës, në Rio. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një rast të veçar ndërsa gruaja po trajtohet e izoluar në Klinikën Dermatologjike të Spitalit për të mos pasur përhapje.

Mjeku Pournaras i cili foli për rishfaqjen e lebrozës tha se ka raste të rralla të saj, por nuk janë shqetësuese për momentin pasi janë evidentuar dhe izoluar në kohë.

Ka raste të rralla. Nuk duhet të shqetësohemi”.-tha Pournaras.

Lebroza është infeksion kronik i shkaktuar nga bakteriet Mycobacterium leprae (M. leprae). Ajo prek lëkurën dhe nervat e duarve dhe këmbëve, si dhe sytë dhe hundën. Në disa raste, lebroza mund të ndikojë edhe në organe të tjera, të tilla si veshkat dhe testikujt tek meshkujt. Nëse nuk trajtohet, lebroza mund të shkaktojë deformime të duarve dhe këmbëve, verbërim dhe dështim në veshka.

Ajo avancon shumë ngadalë ku në shumicën e rasteve njerëzit e infektuar me të nuk shfaqin simptoma për të paktën një vit.  Shumica e njerëzve që kanë lebra nuk zhvillojnë simptoma për të paktën një vit, në shumicën e rasteve, nevojiten 5 deri në 7 vjet që simptomat të zhvillohen.

Mjekët nuk janë saktësisht të sigurt se si përhapet por theksojnë se nuk është shumë ngjitëse dhe shumica e rasteve të infektimit ndodh kur ke një kontakt prej shumë kohësh me personin e infektuar. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll