Bota

Pesticidet toksike tek frutat janë rritur me 53% gjatë 9 viteve të fundit

Hulumtimi zbuloi se 87% e dardhëve në Belgjikë dhe 85% e atyre në Portugali ishin të kontaminuara nga të paktën një pesticid toksik.

24 Maj 2022, 13:20 Nga DOSJA
Pesticidet toksike tek frutat janë rritur me 53% gjatë 9 viteve
Foto ilustruese

GJERMANI- Studimi europian i kryer nga Pesticide Action Network (PAN) Europe, zbulon se  pesticidet toksike në fruta janë rritut me 53% gjatë 9 viteve të fundit. Sipas The Guardian, një e treta e mollëve dhe gjysma e të gjitha manaferrave të anketuara kishin mbetje të kategorive më toksike të pesticideve, disa prej të cilave kanë qenë të lidhura me sëmundje duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe deformimet e lindjes.

Mbetjet në frutat e kivit u rritën nga 4% në 2011 në 32% në 2019, me kontaminimin e qershive nga 22% në 50% gjatë të njëjtës periudhë kohore. Analiza është kryer në rreth 100,000 fruta popullore të kultivuara në Evropë.

Profesor Nicole Van Dam i Qendrës Gjermane për Kërkime Integruese të Biodiversitetit iDiv, e përshkroi raportin si "tronditës". Hulumtimi zbuloi se 87% e dardhëve në Belgjikë dhe 85% e atyre në Portugali ishin të kontaminuara nga të paktën një pesticid toksik.

Dr Guy Pe'er, një ekolog në iDiv, tha se sasitë e pesticideve të përdorura ishin më pak të rëndësishme sesa ndikimet e tyre.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll