Bota

Kryeministri spanjoll: Finlanda dhe Suedia do të marrin pjesë në samitin e qershorit në Madrit

Ministri i Jashtëm finlandez Peka Haavisto ka thënë sot se Stokholmi dhe Helsinki po pregatitet të dërgojë nesër delegacione në Ankara, për të reduktuar kundërshtimet e Turqisë.

24 Maj 2022, 13:37 Nga DOSJA
Kryeministri spanjoll: Finlanda dhe Suedia do të marrin pjesë në
Foto ilustruese

FINLANDË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në Davos ka njoftuar sot se Finlanda dhe Suedia do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në qershor në Madrid.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda vendosën të anëtarësohen në NATO, duke përmbysur politikën e viteve. Megjithatë, Turqia i befasoi aleatët e saj në NATO javën e kaluar duke ngritur kundërshtime ndaj pranimit të dy vendeve. 

Sipas Proto Thema, Ministri i Jashtëm finlandez Peka Haavisto ka thënë sot se Stokholmi dhe Helsinki po pregatitet të dërgojë nesër delegacione në Ankara, për të reduktuar kundërshtimet e Turqisë.

"Ne po dërgojmë delegacione për të vizituar Ankaranë, si në Suedi ashtu edhe në Finlandë. Kjo do të ndodhë nesër, kështu që dialogu vazhdon. Ne besojmë se këto çështje mund të zgjidhen pasi mund të ketë disa çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me Finlandën dhe Suedinë, por më shumë me anëtarët e tjerë të NATO-s," -tha ai.

Të shtunën, krerët e Turqisë, Suedisë dhe Finlandës diskutuan mbi shqetësimet e Ankarasë. 
Presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se kishte "një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë" telefonike me Erdogan.

 Presidenti turk foli gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg , të cilit i tha se Ankaraja do të merrte në konsideratë kërkesat e Suedisë dhe Finlandës vetëm nëse ato dukeshin qartë të gatshme për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll