8 muaj nga tragjedia e spitalit modular të Tetovës, ende asnjë përgjegjës para drejtësisë
ndaj tre personave dhe një personi juridik është konstatuar përgjegjësi penale dhe ndaj tyre po përgatiten padi. Por, një hap i tillë ende nuk është ndërmarrë.
MAQEDONIA E VERIUT- Tetë muaj pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës, ende nuk ka asnjë përgjegjësi. Vitin e kaluar më 8 shtator u dogjën të gjallë 14 persona, 12 prej tyre pacientë, ndërsa prokuroria e Tetovës ende nuk ka vendosur se çfarë hapi do të ndërmarrë. Alsat së fundmi bëri të ditur se ndaj tre personave dhe një personi juridik është konstatuar përgjegjësi penale dhe ndaj tyre po përgatiten padi. Por, një hap i tillë ende nuk është ndërmarrë.
“Vendimi i prokurorit publik është duke u përgatitur dhe pasi të merret, publiku do të njoftohet menjëherë për të gjitha detajet lidhur me përgjegjësinë e gjetur penale”, thonë nga Prokuroria Publike.
E pyetëm prokurorinë se kujt i takojnë nënshkrimet në dokumentet që i kanë marrë nga spitali i Tetovës? Kush e firmosi pranim-dorëzimin e spitalit modular? A ka kërkuar marrëveshje me prokurorinë ndonjëri nga tre personat për të cilët ka elementë të veprës së kryer penale?
“Për të mbrojtur prezumimin e pafajësisë dhe procedurën, Prokuroria Publike në asnjë rast nuk mund të zbulojë detaje të nismave të mundshme të marrëveshjeve, derisa ato të pranohen dhe konfirmohen nga gjykata kompetente”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Nëse kërkohet një marrëveshje, nga prokuroria thonë se do të publikohet vetëm nëse ajo miratohet nga ata dhe gjykata. Prokuroria duhet të njoftojë edhe se me çfarë vepre penale do të ndiqen të dyshuarit, sepse tashmë kanë konfirmuar se është konstatuar vepra penale.
Pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani ofruan dorëheqje, por kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev nuk i pranoi. Megjithatë, ata nuk janë pjesë e qeverisë së re të Kovaçevskit. Edhe Florin Besimi dhe Artan Etemi, dhanë dorëheqje nga postet e drejtorit në spitalin e Tetovës./Alsat.mk/
Sondazh
Të burgosurit tallen me Roula Pispirigou: Mano dashuria ime, hajde më merr nga këtu...
Roula Pispirigou GREQI- Roula Pispirigou e cila është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare, Georgina, ndodhet...
'Të mos biem pre e presioneve', përfundon pa marrëveshje takimi Kovaçevski-Petkov në Romë
Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petrov ROMË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri bullgar kan...
Tentuan të grabisnin një magazinë, arrestohet një shqiptar i Kosovës dhe një serb në Zvicër
Policia zviceriane ZVICËR- Një grabitje e ndodhur dje rreth orës 2:35 të mëngjesit në St.Gallen të Zvicrës ka v...
Presidentja e Komisionit Evropian: Ukraina i përket familjes evropiane
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i’u kërkoi liderëve që të "sigurojnë me vendosmëri Ukrain...
Sërish alarm për bombë në Prishtinë, policia rreton Universitetin dhe evakuon studentët
Foto ilustruese KOSOVË- Ditën e sotme sërish është dërguar një email kërcënues për vënie bombe ...
Në Korenë e Veriut gati tre milionë raste me "ethe e temperaturë"
Foto ilustruese Autoritetet verikoreane kanë raportuar të martën një total prej gati tre milionë njerëzve “me ethe dhe ...
Përleshje me armë mes dy shefave të policisë në Çair
Foto ilustruese MAQEDONI-Në kompleksin 'Galaksia' në Çair në Maqedoni, ka ndodhur një përplasje mes dy shefave të poli...
Amnesty International: Rritet numri i ekzekutimeve në botë
Pamje gjatë ekzekutimit të një burri në Iran. TIRANË- Vitin e kaluar është shënuar “rritje shqetësuese&...
Gazetari i CNN: Anthony Albanese është arbëresh sikur unë
AUSTRALI- Kryetari i laburistëve të Australisë, me origjinë Arbëreshe Anthony Albanese fitoi zgjedhjet parlamentare në Australi du...
UNICEF: 20 milion fëmijë kanë nivele të larta të plumbit në gjak
Foto ilustruese SHBA- Organizata e ndihmës humanitare UNICEF, ka studiuar se mbi 20 milion fëmijë që jetojnë në 39 vendet e O...

