Aktualitet

Talo Çela e Nuredin Dumani, SPAK tërheq dosjet e tyre kriminale nga prokuroritë e rretheve

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas operacionit "Plumbi i Artë" që u zhvillua pasi Dumani u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë. 

24 Maj 2022, 10:43 Nga DOSJA
Talo Çela e Nuredin Dumani, SPAK tërheq dosjet e tyre kriminale nga
Talo Çela e Nuredin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (SPAK) ka tërhequr dosjet nga prokuritë e gjykatat e rreteve për krime ku dyshohet se është përfshirë grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Këto krime do të hetohen nga SPAK në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas operacionit "Plumbi i Artë" që u zhvillua pasi Dumani u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë. 

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Dumanit, duke bërë që SOAK të godasë tetë grupe kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje. Në total u lëshuan 32 urdhërarreste, 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje pasi personat në fjalë ishin pas hekurave pë vepra të tjera penale. Nëntë persona të tjerë u arrestuan, ndërsa 14 persona u kanë shpëtuar prangave.

14 personat e shpallur në kërkim:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,         

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll