Aktualitet

Vrau kolegun në komisariat, Zaimi: Ai nuk punonte, pinte dhe më shante

Sipas 25-vjeçarit, efektivi i policisë, Çaush Saliasi, nuk bënte punën e tij

24 Maj 2022, 10:33 Nga DOSJA
Vrau kolegun në komisariat, Zaimi: Ai nuk punonte, pinte dhe më shante
Ludjan Zaimi

TIRANË- Ludjan Zaimi ka dëshmuar para grupit hetimor se kolegu i tij e ofendonte. Sipas 25-vjeçarit, efektivi i policisë, Çaush Saliasi, nuk bënte punën e tij, pinte alkool dhe e ofendonte. 

'Çaush Saliasi nuk punonte, pinte dhe më shante'- ka dëshmuar ai. Nga hetimet paraprake se autori rezulton se kurohej me ilaçe degresive.

Kjo është një pjesë nga dëshmia e të riut, i cili qëlloi me armë zjarri kolegun e tij 55-vjeçar. Mbrëmjen e djeshme, i riu tregoi se bullizohej herë pas here nga Saliasi. Çaush Saliasi u dërgua nga kolegët në spital në gjendje të rëndë për jetën, pas plumbave që u ka dhënë Ludian Zaimi por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll