Sport

Aksioner me David Beckham dhe pjesë e Inter Miami në vitin 2023, zbulohet e ardhmja e Messit

Shumë është thënë dhe do të vazhdojë të thuhet për të ardhmen e Leo Messit duke qenë se gjërat nuk po shkojnë mirë  te PSG

17 Maj 2022, 10:02 Nga DOSJA

Aksioner me David Beckham dhe pjesë e Inter Miami në vitin 2023,

SHBA-Shumë është thënë dhe do të vazhdojë të thuhet për të ardhmen e Leo Messit duke qenë se gjërat nuk po shkojnë mirë  te PSG. Informacioni i fundit vjen nga ‘Direct TV’, ku një nga gazetarët siguroi se argjentinasi planifikon të marrë 35% të aksioneve të Inter Miami dhe më pas t’i bashkohet ekipit amerikan në vitin 2023, në moshën 36-vjeçare.

Ndërkohë, Leo do të qëndronte edhe një sezon në Europë, gjë që do ta ndihmonte të përgatitej në kushte të mira për Botërorin e Katarit që do të luajë me Argjentinën në muajin nëntor. Në orët e fundit ka pasur shumë spekulime për rikthimin e tij te Barça, pa pasur asgjë konkrete apo edhe të flitet që të jetë vetëm për një vit.

Fakti është se Messi do t’i bashkohej projektit në të cilin është edhe David Beckham. Mundësia që Messi të përfundojë te Inter Miami nuk është e re. Gjithmonë është theksuar se do të ishte destinacioni i tij më i mundshëm në vitet e fundit të karrierës.

E.Ç (Dosja.al)

63449 541048

Sondazh

Poll