Sport

Liverpool fitoi FA Cup, anëtarët e Federatës harruan t'i jepnin medalje golashënuesit më të mirë (motivi)

Jurgen Klopp i ka dërguar një mesazh Federatës angleze të Futbollit pas fitores së Liverpool ndaj Chelseat në FA Cup.

16 Maj 2022, 22:17 Nga DOSJA
Liverpool fitoi FA Cup, anëtarët e Federatës harruan t'i
Liverpool

ANGLI- Jurgen Klopp i ka dërguar një mesazh Federatës angleze të Futbollit pas fitores së Liverpool ndaj Chelseat në FA Cup. Tekniku gjerman nuk është i kënaqur me numrin e medaljeve që lojtarët morën pas fitores së tyre. Gjatë sezonit, tekniku gjerman aktivizoi 31 lojtarë këtë sezon, ku Takumi Minamino shkëlqeu në raundet e mëparshme, ndërsa Kaide Gordon, Conor Bradley, Max ëoltman, James Norris dhe Melkamu Frauendorf ishin vetëm disa nga lojtarët më të rinj që u aktivizuan disa minuta.

Sidoqoftë, japonezi Minamino ishte një nga katër lojtarët që nuk ishin në stol në ëembley, së bashku me Harvey Elliott, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Fabinhon i dëmtuar. Minamino, golashënuesi më i mirë në FA Cup, nuk mori medalje pas triumfit dhe kjo e ka acaruar Klopp.

"Tani dëgjoni, ne duam më shumë medalje. Nuk mund të besoj që sasia e medaljeve është e kufizuar. Pse do ta bënit këtë? Ne duam t’u japim medalje të gjithë lojtarëve. Të dashur anëtarë të FA, ju lutem dërgoni edhe disa medalje. Skuadra po bëhet më e madhe, por numrat e medaljeve mbeten të njëjtë, kështu që bëjeni këtë", përfundoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

1379112 5720

Sondazh

Poll