Sport

Salah dhe Van Dijk, do të jenë për finalen e Champions League ndaj Realit…

Jürgen Klopp nuk do t'i ketë të dy lojtarët këtë të martë kundër Southampton, por konfirmon se do të jenë për finalen e Champions League.

17 Maj 2022, 06:39 Nga DOSJA
Salah dhe Van Dijk, do të jenë për finalen e Champions League

ANGLI - Finalja e Kupës FA ishte një tronditje për Jürgen Klopp dhe për të gjithë tifozët e Liverpoolit kur panë se Mohammed Salah duhej të largohej nga fusha për shkak të shqetësimit të muskujve dhe, më vonë, Vigil van Dijk u zëvendësua para fillimit të kohës shtesë. 

Dy lojtarë kryesorë të Liverpool, që ndezën të gjitha alarmet 18 ditë para finales së Champions League kundër Real Madridit. Edhe pse në fund të ndeshjes kundër Chelseas, trajneri gjerman u shpreh optimist për rikuperimin e të dy lojtarëve në prag të finalet së 28 majit, ndjenja të mira këto  që u konfirmuan.

Klopp ka siguruar, se as Salah dhe as Van Dijk nuk do të luajnë këtë të martë në ndeshjen kundër Southamptonit, por ata do të jetë në gjendje në finalen e Champions League. Madje Klopp shpreson që të dy lojtarët të mund të përballen me Wolverhampton në ditën e fundit të sezonit të Premier League, duke këmbëngulur, se nuk ka "nuk ka dyshim" se ata do të jenë të gatshëm të përballen me Real Madridin në Paris.

Trajneri i Liverpool ka rrëfyer, se kishte vendosur që Van Dijk të mos luante kundër Southampton. "Jo. Virgil definitivisht jo. Ai ka luajtur shumë në sezon dhe duhej të pushonte. Ishte e qartë."

"Të dy janë mirë. Kështu që qëllimi ynë është, që të dy të mund të kthehen në skuadër në fundjavë. Fillim i mirë nga pankina. Nuk e di, do të shohim për këtë, sepse atëherë do të ishte perfekt për finalen. Nuk kam dyshim, se ata do të jenë në finale. Jam i bindur."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll