Sport

Gol me aromë Europe, Milinkovic-Savic i prish festën Juventusit, Lazio i bën gjëmën bardhezinjëve

Barazim në limite mes Juventusit dhe Lazios. Në takimin e javës së 37-të të Serie A, 90 minutat luajtur në 'Allianz Stadium' përfunduan me shifrat 2-2

16 Maj 2022, 22:47 Nga DOSJA

Gol me aromë Europe, Milinkovic-Savic i prish festën Juventusit, Lazio

ITALI- Barazim në limite mes Juventusit dhe Lazios. Në takimin e javës së 37-të të Serie A, 90 minutat luajtur në 'Allianz Stadium' përfunduan me shifrat 2-2. Një pikë që siguron aritmetikisht kualifikimin në Europa League për skuadrën e Lazios. Në Torino, bardhezinjtë zhbllokuan gjithçka me një goditje me kokë të Vlahovic (10'), më pas dyfishimi do të vinte me Morata-n (36').

Në pjesën e dytë, bardhekaltërit reaguan dhe rikthehen në lojë falë autogolit të Alex Sandro-s (51') dhe golit të Milinkovic-Savic (95'). Në këtë ndeshje kishte duartrokitje për Chiellinin dhe Dybalan që zhvilluan ndeshjen e tyre të fundit në 'Allianz Stadium.'

E.Ç (Dosja.al)

10924 42326

Sondazh

Poll