Sport

Newcastle, 'shkelm' Arsenalit dhe nder Tottenhamit; zona Champions në duart e Contes

Arsenal nuk fiton dot ndaj Newcastle dhe tani me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Champions League.

16 Maj 2022, 23:09 Nga DOSJA

Newcastle, 'shkelm' Arsenalit dhe nder Tottenhamit; zona Champions

ANGLI- Arsenal nuk fiton dot ndaj Newcastle dhe tani me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Champions League. 'Topçinjtë' drejtuar nga Arteta u mposhtën me shifrat 2-0. Një pjesë e parë që do të përfundonte me shifrat 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë, Newcastle do të kalonte në avantazh në minutën e 55' falë një autogoli të Ben White.

Në minutën e 85' Guimaraes do të shënonte të dytin duke i dhënë tre pikë Neëcastle, skuadër pa objektiva. Kur ka mbetur dhe 1 javë për t'u zhvilluar, Arsenal humbet vendin e katërt, pozicion që tashmë kalon në pronësinë e Tottenham. Skuadra e Antonio Contes do të luajë në transfertë ndaj Norwich, ekip që ka rënë nga kategoria, ndërsa Arsenal do të presë Everton.

E.Ç (Dosja.al)

70895 10923 11359

Sondazh

Poll