Sport

Djali i Robin van Persie, nënshkruan kontratën e tij të parë me Feyenoord

15-vjeçari Shaqueel van Persie, të hënën nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale dhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Rotterdamit

17 Maj 2022, 06:24 Nga DOSJA

Djali i Robin van Persie, nënshkruan kontratën e tij të parë

HOLANDE - Shaqueel van Persie, sulmuesi 15-vjeçar dhe djali i Robin van Persie, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale të hënën, e cila e lidh atë me klubin e Feyenoord deri në vitin 2025.

“Si klub, ne jemi shumë të lumtur me zhvillimin e Shaqueel te Feyenoord,- tha Rini Coolen, kreu i akademisë. - Ai është i zgjuar, ka një mentalitet fitues, shënon lehtësisht dhe në stërvitje e ndeshje tregon se është një lider i vërtetë në skuadrën U-16. Prandaj nënshkrimi i kontratës së tij të parë është një shpërblim i madh”.

I riu Van Persie, djali i ish-lojtarit të Feyenoord dhe trajnerit aktual të Akademisë, Robin van Persie, është krenar që ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Feyenoord. Ai po ndjek hapat e babait të tij. 

Pas lindjes së tij në Londër në vitin 2006, kur Robin van Persie luante nën ngjyrat e Arsenalit, ai iu bashkua qendrës stërvitore të Manchester City në vitin 2015. Një vit më pas, Shaqueel iu bashkua asaj të Fenerbahçes në Turqi, përpara se të vendosej në Akademinë Feyenoord, për të cilin ka luajtur që nga viti 2017 për pesë sezone.

Djali i Robin van Persie, nënshkruan kontratën e tij të parë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll