Sport

Jo vetëm Pogba, edhe pesë të tjerë, me hapin e lamtumirës nga “Djajtë e Kuq”…

Me ardhjen e trajnerit të ri, holandezit Eric Ten Hag, skuadra e United, thuajse do të ribëhet nga e para, pasi mjaft lojtarëve i përfundojnë kontratat

17 Maj 2022, 06:30 Nga DOSJA
Jo vetëm Pogba, edhe pesë të tjerë, me hapin e

ANGLI - Paul Pogba nuk është i vetmi lojtar i Manchester United që do të largohet nga “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit aktual. 

“Manchester Evening News” bën një bilanc të situatës në listën e titullarëve, duke raportuar se edhe Jesse Lingard, Juan Mata, Lee Grant, Edinson Cavani dhe Connor Stanley janë “me valixhe” në duar…

Sa i përket lojtarëve që do të largohen nga Akademia, tashmë çantat në dorë i kanë edhe portieri Ondrej Mastny, anësori Reece Devine, mesfushori Charlie Wellens dhe si dhe sulmuesit D'Mani Mellor dhe Mateo Mejia.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll