Sport

Chiellini i qetë për të ardhmen, e ka gjetur “sozinë” e tij për në kombëtare

Mbrojtësi me 116 ndeshje, pranoi se eliminimi i Italisë në Kupën e Botës 2022 kishte "përshpejtuar" vendimin e tij për t'u larguar.

17 Maj 2022, 06:13 Nga DOSJA
Chiellini i qetë për të ardhmen, e ka gjetur

ITALI - Giorgio Chiellini shpjegoi të hënën se dështimi i Italisë për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2022 e kishte "përshpejtuar" vendimin e tij për t'u larguar nga Juventus dhe për të mos e zgjatur aventurën me kombëtaren përtej 1 qershorit, ndeshja tij e fundit, kundër Argjentinës në Londër. 

“Ideja ishte që të arrija deri në fund të vitit dhe të shkoja në Kupën e Botës. Fatkeqësisht, nuk shkoi siç shpresoja dhe kjo qartësisht e përshpejtoi vendimin tim”,- tha 37-vjeçari në “Sky Sport” pas ndeshjes së tij të fundit përballë tifosëve të Juventusit, të hënën kundër Lazios (2-2).

Por ish-kapiteni është ende optimist. “Kur Pirlo u tërhoq, të gjithë ishin të shqetësuar, por ne krijuam një ekip të ri, edhe pse Pirlo është e vështirë të zëvendësohet. Tani në kombëtare kemi Alessandro Bastonin, i cili është një mbrojtës shumë i fortë, Italia mund të flejë e qetë”,- tha ai.

Giorgio Chiellini, të hënën e 16 majit pati rastin t'i japte lamtumirën tifozëve të Juventusit, skuadër për të cilin ai luajti për 17 vite dhe fitoi 19 trofe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll