Sport

VD/ Xhaka: “E vështirë ta pranosh, por nuk e meritonim të ishim në fushë!”

Mesfushori i Arsenalit, i ashpër pas paraqitjes së dobët të “Topçinjve” në Newcastle, ndeshje e cila përfundoi me një disfatë (0-2), gjë që e komplikon pjesëmarrjen e tyre në Champions League e ardhshme.

17 Maj 2022, 06:19 Nga DOSJA
VD/ Xhaka: “E vështirë ta pranosh, por nuk e meritonim të

ANGLI - “Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk e meritonim as të ishim në fushë!” Granit Xhaka, mesfushori kosovar i Arsenalit, nuk i ka thyer fjalët e ashpra pas humbjes së skuadrës së tij në Newcastle (0-2). 

Ky rezultat, i ofron pothuajse në pjatë rivalëve të tyre të urryer të Tottenhamit, biletën e fundit kualifikuese të Premier Leagues për në Champions League.

"Nuk mund ta shpjegoj pse humbëm. Nuk e respektuam fare planin e vendosur, nuk e dëgjuam trajnerin. Kemi bërë një performancë katastrofike. Nuk e meritojmë një pjesëmarrje në Champions League, apo edhe në Europa League. Është shumë e vështirë ta pranosh. 

Nëse një lojtar nuk ishte gati për atë ndeshje, ai thjesht duhej të qëndronte në shtëpi. Nuk është çështje moshe. Nëse jeni shumë nervoz, qëndroni në stol ose në shtëpi! Ne kemi nevojë për lojtarë që kanë aftësi për të luajtur! Ishte një nga ndeshjet tona më të rëndësishme. Jemi jashtëzakonisht zhgënjyes për mbështetësit tanë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll