Sport

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi. Karriera, në vartësi të Uellsit…

16 Maj 2022, 22:30 Nga DOSJA

SPANJE - Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale, që i ka skaduar kontrata me Real Madridin, konfirmon se lojtari i tij do të largohet nga klubi dhe se pjesa tjetër e karrierës së tij do të varet nga kualifikimi i Uellsit në Kupën e Botës 2022.

"Ai do të largohet nga Real Madrid, por ne duhet të presim për atë që do të bëjë Uellsi (do të luajë një ‘play-off’ kualifikues për Kupën e Botës 2022, më 5 qershor, kundër fituesit të Skoci - Ukraina). Gjithçka do të varet nga ky kualifikim, sepse do të marrim një vendim më pas. 

A ka më shumë gjasa të ktheheni në Angli? Mendoj se po, por do të duhet të presim dhe të shohim nëse Uellsi (me të cilin shënoi 38 gola në 102 ndeshje) kualifikohet në “Katar 2022,”- ka deklaruar agjenti i sulmuesit në një intervistë për gazetën portugeze ‘Record’.

Vitet e fundit, dhe veçanërisht sezoni aktual, ku Bale ka luajtur vetëm 7 ndeshje dhe 290 minuta (1 gol), sigurisht që e kanë njollosur pak. 

Por historia e sulmuesit uellsian (32 vjeç) te Real Madrid, ku ai zbarkoi më 2013 nga Tottenham (ku u huazua në 2020-2021), do të mbetet e shënuar me suksese: katër Champions League, katër Kupa të Botës për klube, tre Superkupa Europiane, tre tituj të ligës spanjolle, një kupë dhe tre Superkupa spanjole.

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi. Karriera, në vartësi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll