Sport

“Skandali Gueye", lojtari i PSG-së refuzon të veshë fanelën pro LGBT...

16 Maj 2022, 21:43 Nga DOSJA
“Skandali Gueye", lojtari i PSG-së refuzon të veshë

FRANCE - Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Mesfushori i Paris Saint-Germain, Idrissa Gueye, ka refuzuar të vishte fanelën speciale në ndeshjen e parafundit të Ligue 1. Një fanelë që, si pjesë e ditës botërore kundër homofobisë më 17 maj, kishte ngjyrosur numrat me ngjyrat e ylberit, në mbështetjen të komunitetit LGBT.

Zyrtarisht nuk u dha asnjë shpjegim për mungesën e senegalezit në Montpellier, ndërkohë që edhe trajneri Mauricio Pochettino ishte i paqartë në përgjigjet e tij: "Idrissa ishte në Montpellier, por për arsye personale, u largua. Nuk ishte i dëmtuar". 

Një tjetër e dhënë, që e ‘gozhdon’ Gueye është edhe mungesa e tij ndeshjen PSG-Reims në vitin e kaluar. Në atë rast, jo vetëm parizienët, por edhe kundërshtarët, arbitrat dhe madje edhe trajnerët, kishin veshur një fanelë me një fashë ylberi. 

Për shtypin francez, nuk ka më asnjë dyshim, mungesa e mesfushorit në ndeshjen ndaj Montpellier ishte një zgjedhje e lojtarit për të mos mbështetur kauzën LGBT.

Një situatë që ka ndezur polemika në Francë dhe në mikrofonat e “RMC Sport”, ministrja e Sportit, Roxana Maracineanu, tha: "Është një gjest që do të errësojë imazhin e bukur që dëshiron të japë futbolli. Atë që dëshiron të japë Ligue 1".

Shoqata "Rouge Direct", e cila lufton kundër homofobisë në sport, denoncoi përmes Twitter: "Homofobia nuk është një opinion por një krim. LFP dhe PSG duhet t'i kërkojnë Gana Gueye të shpjegojë veten dhe shumë shpejt. Dhe ta ndëshkojnë nëse është e nevojshme". Megjithatë, lajmet e fundit bëjnë të ditur se Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend ta ndëshkojë lojtarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll