Sport

Shitja e Chelseas në dyshim nga qeveria. Mungojnë garancitë për destinacionin e të ardhurave

16 Maj 2022, 21:07 Nga DOSJA
Shitja e Chelseas në dyshim nga qeveria. Mungojnë garancitë

ANGLI - Nëntë ditë më parë, Chelsea me një shënim zyrtar kishte njoftuar kalimin e pronësisë së klubit londinez nga Roman Abramovich te një grup investitorësh, të kryesuar nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss. Megjithatë, asgjë ende nuk është zyrtare, pasi për këtë nevojitet “bekimi” i qeverisë britanike. 

Sipas asaj që raporton “SkySports UK”, në fakt, disa zyrtarë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë ngritur dyshime për legjitimitetin e operacionit, duke qenë se ende nuk janë marrë garancitë e nevojshme për destinacionin e të ardhurave nga shitja e “Bluve” të Londrës.

Kujtojmë se pa një marrëveshje të ratifikuar nga qeveria angleze deri në qershor, Chelsea rrezikon të mos regjistrohet as në Premier League, as në kompeticionet e UEFA-s, siç është Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll