Sport

‘Kushton shumë’, Milan heq dorë nga ylli i Real Madrid, paga e lartë tremb drejtuesit

Marco Asensio te Milan ishte një sugjerim i merkatos dhe që duket se është i destinuar të mbetet

16 Maj 2022, 17:23 Nga DOSJA

‘Kushton shumë’, Milan heq dorë nga ylli i Real Madrid,

ITALI- Marco Asensio te Milan ishte një sugjerim i merkatos dhe që duket se është i destinuar të mbetet. Sulmuesi spanjoll i ka kërkuar Real Madridit të shitet në rast se nuk arrihet rinovimi, lojtari ka kërkuar rritjen e pagës, sulmuesi përfiton 8 milionë euro në sezon dhe drejtuesit madrilen po nxitojnë për t’i gjetur lojtarit ndonjë skuadër.

Në fakt, nëse në fillim Milan dukej se ishte opsioni më i qartë, tani kuqezinjtë janë larguar për shkak të kostos shumë të lartë të operacionit.

Sipas asaj që raporton El Nacional, paga e spanjollit do të ishte vërtet shumë e shtrenjtë për skuadrën milaneze, të cilët edhe nëse do të kishin fondet e nevojshme për të garantuar kërkesat ekonomike të playmakerit, duhej që klubi madrilen të ulte kërkesat për shitjen e lojtarit. Mendohet se klubi ka kërkuar 30 milionë, që shifër që ka trembur kuqezinjtë.

E.Ç (Dosja.al)

505899 47088

Sondazh

Poll