Sport

'Respektoni qytetin e Tiranës'/ Stadiumi 'Olimpico' mbushet me letra, komunikata e ultrasve të Romës

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda

15 Maj 2022, 14:52 Nga DOSJA

'Respektoni qytetin e Tiranës'/ Stadiumi 'Olimpico'

ITALI-Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda, por më shumë do të jenë tifozët e Romës duke parë afërsinë me Tiranën.

I gjithë ky event kaq madhështor duhet organizuar në detaje, aq sa tifozët e Romës kanë bërë të qartë edhe rregullat që duhet të ndjekë secili prej anëtarëve.

Një nga pikat që tërheq më së shumti vëmendjen është ajo ku theksohet se tifozët duhet të respektojnë qytetin që i mirëpret, pra Tiranën. Ndër të tjera, ultrasit e Romës kërkojnë anëtarët të jenë korrektë në stadium dhe jashtë impiantit.
Rregullat:

1/ Shmangi shëtitjet të vetëm ose në grupe të vogla.

2/ Mos merrni flamuj ose pankarta personale. Materialet do t’ju ofrohen në vend.

3/ Vendi i takimit nga ku do të nisemi për në stadium do t’ju komunikohet në vazhdim.

4/ Tregoni respekt për qytetin që ju mirëpret.

'Respektoni qytetin e Tiranës'/ Stadiumi 'Olimpico'


E.Ç (Dosja.al)

4123 980055

Sondazh

Poll