Sport

Barazim i hidhur që ndërlikon Europën, Roma për turp ndaj Venezias

Gjysmë hapi i gabuar i Romës sa i përket objektivit Europa League. Në ndeshjen e javës së 37-të të Serie A, skuadra Mourinhos nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Venezia-n

14 Maj 2022, 23:01 Nga DOSJA

Barazim i hidhur që ndërlikon Europën, Roma për turp ndaj

ITALI- Gjysmë hapi i gabuar i Romës sa i përket objektivit Europa League. Në ndeshjen e javës së 37-të të Serie A, skuadra Mourinhos nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Venezia-n, skuadër që ka rënë nga Serie A.

Në Olimpico në pjesën e parë miqtë e nisën mbarë dhe zhbllokuan takimin në minutën e 43' me Okereke, ndërsa duhet thënë se Venezia luajti për shumë minuta me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Kiyine në minutën e 32'.

Në fraksionin e dytë, bunkeri krijuar nga Venezia thyhet në minutën e 76' kur Shomurodov barazoi rezultatin. Një rezultat që pritet të ndikojë jo pak, duke parë ngjeshjen e skuadrave që kërkojnë Europën.

E.Ç (Dosja.al)

4123 302071

Sondazh

Poll