Sport

Milan kurorëzohet kampion i Italisë të dielën, nëse...

15 Maj 2022, 11:55 Nga DOSJA
Milan kurorëzohet kampion i Italisë të dielën, nëse...

ITALI - Këtë të diel, Milan mund të fitojë titullin e 19-të të kampionit të Italisë në historinë e tij, njëmbëdhjetë vjet pas atij të fundit. 

Kuqezinjtë, në krye të Serisë A që nga java e 28-të, presin në “San Siro” Atalantën (18:45) dhe do të kurorëzohen në rast të një gabimi nga Interi, i dyti, i cili do të përballet në transfertë me Cagliari (20:45).

Milani do të shpallet kampion i Italisë nëse...

● Fiton kundër Atalantës dhe Interi nuk fiton në Cagliari...
● Barazon kundër Atalantës, ndërsa Interi humbet në Cagliari...

Nëse ndodh kjo e fundit, kuqezinjtë do të kenë një epërsi prej tri pikësh ndaj zikaltërve. Edhe në rast të një disfate në javën e fundit, në transfertë ndaj Sassuolos, pavarësisht nga një fitore e Interit kundër Sampdoria.

Kuqezinjtë e Milanit, edhe pse barazohen në pike me kushërinjtë e tyre, sërish tifojnë “Scudetton”, pasi janë superiorë në përballjet e drejtpërdrejta (1-1 në ndeshjen e parë, 2-1 në kthim).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll