Sport

Babai i Messit zbarkon në Barcelonë, fjalët e tij bëjnë me 'krahë' tifozët; Shpresoj që...

Lionel Messi u largua me lot verën e kaluar të vitit 2021 nga Barcelona në të cilën praktikisht kaloi gjithë jetën.

15 Maj 2022, 14:21 Nga DOSJA
Babai i Messit zbarkon në Barcelonë, fjalët e tij bëjnë
Jorge Messi

SPANJË-Lionel Messi u largua me lot verën e kaluar të vitit 2021 nga Barcelona në të cilën praktikisht kaloi gjithë jetën. Në klubin katalanas që në moshë shumë të vogël, argjentinasi fitoi gjithçka me një klub që për më tepër e çoi atë të fitonte 'Topin e Artë' njëri pas tjetrit derisa u bë lojtari më i suksesshëm i të gjitha kohërave.

Ai shkoi në Paris, duke lënë numrin 10 për të veshur 30-tën e PSG. Në vitin e tij të parë, argjentinasi fitoi kampionatin francez, por në Champions League ishte një dështim. Tani, e ardhmja e Messit shkon përmes Parisit sipas kontratës së tij, por kush e di nëse ka diçka tjetër në të ardhmen e tij. Diçka si, për shembull, një rikthim te Barça.

E vërteta është se babai i argjentinasit, Jorge Messi ndodhet në Barcelonë dhe ekskluzivisht për kamerën e 'El Chiringuito' jep shpresë për një transferim të Messit në Katalonjë. "A do të kthehet Messi te Barcelona?", U pyet Jorge Messi. Përgjigja e tij ishte: "Shpresojmë”.

E.Ç (Dosja.al)

69533 8896

Sondazh

Poll