Sport

Klopp është një përbindësh strategjie, me metodën e tij mundi Chelsea-n në finale; Tuchel në panik

Liverpool mundi Chelsean në finalen e FA Cup dhe fitoi trofeun më të vjetër në Europë. Skuadra e Jurgen Klopp mundi Chelsea-n me penallti pas një ndeshjeje të vështirë që zgjati 120 minuta në Wembley.

15 Maj 2022, 13:54 Nga DOSJA

Klopp është një përbindësh strategjie, me metodën

ANGLI-Liverpool mundi Chelsean në finalen e FA Cup dhe fitoi trofeun më të vjetër në Europë. Skuadra e Jurgen Klopp mundi Chelsea-n me penallti pas një ndeshjeje të vështirë që zgjati 120 minuta në Wembley. Ndërkohë në Anfield Road po shijojnë rikthimin e suksesit në trofeun që shumë anglezë e konsiderojnë më të rëndësishëm se Premier League.

FA Cup është një institucion i vërtetë sepse është kompeticioni më i vjetër zyrtar i futbollit në botë. Në këtë përballje u deshën goditjet e penalltive për të vendosur se kush do të ngrinte kupën në qiellin e Londrës. Pikërisht me rastin e penalltive ndodhi një situatë që shqetësoi Thomas Tuchel që jo të gjithë e vunë re.

Që në fillim, trajneri i Liverpool tregoi se i kishte idetë e qarta dhe në fund të ndeshjes iu afrua menjëherë lojtarëve të tij për t'i inkurajuar. Klopp kishte përfunduar konsultimet dhe i dha skuadrës një fjalim të shkurtër, por shumë pasionante. Ndërkohë Tuchel po rishikonte shënimet e tij dhe po kalonte te goditësit e penalltive për të motivuar lojtarët. Kështu, ndërsa gjermani ishte ende duke përzgjedhur dhe duke u kërkuar lojtarëve të tij gatishmërinë, Klopp kishte shteruar tashmë të gjitha detyrat e tij dhe po qetësonte nervat duke bërë shaka me van Dijk.

Jurgen Klopp dhe stafi i tij kanë treguar edhe një herë superioritet ndaj kundërshtarëve në organizim. Tashmë pas fitores së FA Cup, Klopp kishte zbuluar se pas paraqitjeve të skuadrës së tij është një punë e bërë me Neuro11, një kompani që ndërthur shkencën sportive, neuroshkencën dhe psikologjinë për të marrë performancën më të mirë të mundshme nga lojtarët në situata të ndryshme.

E.Ç (Dosja.al)

14024 5720

Sondazh

Poll