Sport

Presidenti i Bayernit këmbëngul: “Lewandowski do të luajë këtu deri në vitin 2023”

15 Maj 2022, 12:41 Nga DOSJA
Presidenti i Bayernit këmbëngul: “Lewandowski do të

GJERMANI - Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munichut, ishte sërish jofleksibël për situatën e Robert Lewandowski (33 vjeç), i cili dje publikisht tregoi dëshirën e tij për të mos rinovuar kontratën me klubin gjerman, e cila përfundon në vitin 2023.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave të sulmuesit polak, kreu i klubit bavarez këmbënguli, duke u shprehur se ai nuk dëshiron ta shesë atë, por ta mbajë, të paktën deri në fund të marrëdhënies së tij kontraktuale. Kjo do të thotë, deri në verën e ardhshme. 

“Robert Lewandowski ka kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe do të luajë me ne deri atëherë”,- tha Herbert Hainer pa komplekse në një deklaratë për kanalin televiziv gjerman “Sport1”. 

Në të njëjtën linjë, presidenti i Bayern Munichut ka dashur të bëjë të qartë se pozicioni i tij nuk nënkupton asnjë lloj keqtrajtimi, apo imponimi të golashënuesit të klubit bavarez. 

"Kur ju nënshkruani një kontratë, dhe unë e kam bërë atë gjatë gjithë karrierës sime, të dyja palët e dinë se çfarë ka në të. Nuk mund të flasim për 'detyrimin' e dikujt për të përmbushur kontratën e tyre,"- theksoi ai, në një paralajmërim të qartë për Lewandowskin dhe përfaqësuesi i tij, Pini Zahavi.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll