Sport

Ndeshja e fundit me fanellën e Dortmund, lamtumira emocionuese e Haaland me tifozët

Aventura e Erling Haaland te Borussia Dormtund përfundoi. Sulmuesi norvegjez luajti ndeshjen e fundit ndaj Hertha Berlin dhe 21-vjeçari u thotë lamtumirë shokëve të skuadrës dhe tifozëve përpara se te transferohet te Manchester City

15 Maj 2022, 13:39 Nga DOSJA
Ndeshja e fundit me fanellën e Dortmund, lamtumira emocionuese e Haaland me
Erling Haaland

GJERMANI-Aventura e Erling Haaland te Borussia Dormtund përfundoi. Sulmuesi norvegjez luajti ndeshjen e fundit ndaj Hertha Berlin dhe 21-vjeçari u thotë lamtumirë shokëve të skuadrës dhe tifozëve përpara se te transferohet te Manchester City. Për të, një buqetë me lule, një mesazh falënderimi dhe duartrokitje të shokëve të skuadrës, ndërsa tifozët brohoritnin emrin e tij. Haaland u duk i emocionuar dhe më pas përshëndeti “Murin e Verdhë” të famshëm të Signal Iduna Park.

Norvegjezi këtë sezon ka shënuar 29 gola në 30 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar arriti të shënojë 41 në po aq ndeshje. Haaland, në rrjetet e tij sociale, ka publikuar një video emocionuese lamtumire për tifozët e Borussia Dortmund. Klipi tregonte disa nga momentet e tij më të mira me fanellën verdhezi dhe një mesazh.

"Ishte gjë tjetër veçse një nder ta vesh këtë fanellë. Te Dortmund kalova momente të paharrueshme, takova njerëz të veçantë, për të mos përmendur tifozët që kanë qenë gjithmonë lojtari i 12. 'Muri i Verdhë' është vërtet i mahnitshëm. Nuk do të harroj kurrë asgjë nga këto! Ju faleminderit të gjithëve!".

E.Ç (Dosja.al)

336576 15036

Sondazh

Poll